Lidhje

Greqia fajëson Turqinë për shtimin e imigrantëve të paligjshëm


Greqia po fajëson Turqinë fqinjë, për shtimin e imigracionit të paligjshëm në vend. Ministria e Jashtme greke e akuzoi dje Turqinë se nuk po e kontrollon siç duhet kufirin me Greqinë, duke nxitur hyrjen e imigrantëve të paligjshëm.

Athina tha se Turqia nuk po e zbaton siç duhet një marrëveshje të vitit 2001 mes të dy vendeve, për kthimin e personave që kapen duke hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Turqia nga ana e saj, e akuzoi të shtunën Greqinë, se ka braktisur imigrantët e paligjshëm në anën turke të kufirit, duke i detyruar ata të kthehen dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre. Greqia tha se problemi i imigracionit të paligjshëm mund të trajtohet nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh dhe jo përmes atyre që ajo i cilësoi, akuza pa bazë.//lk

XS
SM
MD
LG