Lidhje

Presidenti Talabani mbështet rezolutën e Senatit amerikan për decentralizimin e Irakut


Presidenti irakian Xhalal Talabani tha se mbështet një rezolutë të Senatit amerikan, që bën thirrje për decentralizimin në Irak, në disa krahina autonome për shiitët, sunitë dhe kurdët.

Rezoluta e padetyrueshme e Senatit, e miratuar muajin e kaluar, kundërshtohet nga adminsitrata e Presidentit Bush dhe nga Kryeministri irakian Nuri al-Maliki. Por zoti Talabani, tha në një intervistë që dha dje për CNN-in, se propozimi i Senatit duhet marrë në konsideratë dhe se ai nuk minon unitetin e Irakut.

Rezoluta bën thirrje për krijimin e një qeverie federale në Bagdad, e cila do të mbronte kufijtë e Irakut dhe do të ndante të ardhurat nga nafta mes rajoneve të vendit. Zoti Talabani, i cili vetë është kurd, thotë se “nuk ka mundësi” që rajoni autonom i Irakut, Kurdistani, të bëhet i pavarur. Ai thotë se një status i tillë do të ndeshte në armiqësinë e fqinjëve ndaj pakicave kurde.

Presidenti irakian tha gjithashtu, se beson që Shtetet e Bashkuara do të mund të tërheqin të paktën 100 mijë trupa nga Iraku deri në fund të vitit të ardhshëm.//lk

XS
SM
MD
LG