Lidhje

Shkrirja e akujve të Arktikut shton konkurrencën për tokën nën ujë


Shkencëtarët njoftojnë për ndryshime dramatike në pikën më veriore të globit ku rritja e temperaturave po shkrin akullin arktik. Këtë verë në Oqeanin Arktik u shfaqën të çara të reja të mëdha dhe kjo ka nxitur një konkurrencë të fuqishme për burimet nën të.

Shkrirja e akullit në fakt po ekspozon burime të pazbuluara natyrore dhe vendet e ndryshme bashkë me kompanitë e tyre të energjisë janë vënë në garë për të paraqitur pretendimet e tyre.

Kur Rusia ngriti flamurin e saj në fund të detit nën Polin e Veriut, në garën për të kontrolluar këtë pjesë të botës hynë edhe të tjerë. Ja ç’thotë William Antholis, ekspert i tregëtisë ndërkombëtare. "Ashtu si në Perëndimin Amerikan në vitet 1800, edhe sot po ndodh një gllabërim i madh toke por pjesa më e madhe e saj është në fund të oqeanit".

Pesë vende, Rusia, Norvegjia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë pretendime për pjesë të Rrethit Arktik. Pasi Rusia shënoi territorin e saj më 2 gusht, Danimarka dërgoi akullthyese për të vëzhguar.

Shtetet e Bashkuara dërguan ekspeditën e tretë të hartave. Ndërsa Kryeministri i Kanadasë njoftoi plane për partrullime ushtarake në rajon. Ja ç’thotë David Biette, drejtor i Institutit Kanadez:"Për ta afirmuar një sovranitet të tillë, njëra mënyrë është duke ngritur baza stërvitore ushtarake dhe duke mobilizuar anije për të patrulluar".

Ky aktivitet ka ardhur si pasojë e ngritjes së temperaturave, thotë Mark Serreze i Univeristetit të Kolorados. "Tani që akulli po shkrihet, Arktiku në përgjithësi do të bëhet më i arritshëm, më i shfrytëzueshëm nga ana komerciale". Shkrirja e akullit në Arktik po ekspozon burime të pazbuluara – si minerale, naftë dhe gazë natyror prandaj vende të ndryshme dhe kompanitë e tyre të energjisë janë në garë për të marrë pjesën e tyre.

XS
SM
MD
LG