Lidhje

Studimet parashikojnë përgjysmimin e peshkimit


Një ekspert i marinës biologjike ka botuar një studim të ri për humbjen e e madhe të specieve të nënujit. Studimi parashikon se brenda gjysmë shekulli peshkimi për qëllime tregtimi do të përgjysmohet. Autori i librit, profesor i Universitetit të Jorkut në Angli, Kallam Roberts, propozon marrjen e disa masave që do të krijonin kushtet për rigjallërimin e jetës së nëujit në oqeane.

Në dekadat e fundit, peshkimi për qëllime tregtimi është njohur si një aktivitet që ka të bëjë me hedhjen e rrjetës dhe kapjen e peshkur kudo që të jetë. Sipas studimit të ri, peshkimi është bërë pa kriter, koralet janë dëmtuar dhe bota e nënujit ka ardhur duke u zvogëluar ndjeshëm.

Profesor Kallam Roberts ka kryer një studim të gjerë dhe ka dhënë hollësi të shumta për jetën e nënujir dhe shfrytëzimin e saj pa kriter në librine tij të ri "The Unnatural History of the Sea", “Historia jo natyrale e detit”. Profesor Roberts thotë se peshkimi tej masës për qëllime tregtimi nuk është gjë e re, origjina e tij shkon deri para më shumë se një mijë vjetësh. "Me kalimin e viteve, ne e shtrimë peshkimin edhe nëpër oqeane. Deri sot, ne kemi shkuar në thellësi nga 2000 në 3000 metra nën det”. Shkencëtari i marinës biologjike thekson se teknikat e zakonëshme të peshkimit me tërheqjen e rrjerave deri në tabanin e oqeanit, janë një nga arsyet e zhdukjes së qindra specieve të nënujit. P

rofesor Roberts citon burime të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave që nga vitet 50-të është zhdukur rreth 60% e sasisë së peshkut. Në qoftë se ky ritëm vazhdon, thotë ai, deri në vitin 2050 e gjithë sasia e peshkut të mbetur do të zhduket.

Profesor Roberts thotë gjithashtu se është e domosdoshme që të ripërtërihet bota e nënujit. "Në qoftë se ndalohet peshkimi në një zonë të caktuar, pehsku shtohet ndjeshëm. Peshqit e mëdhenj lindin shumë më tepër peshq se sa speciet e vogla të peshkut. Një peshk bli prej 10 kilogramësh mund të prodhojë 200 herë më shumë peshq se sa një bli me peshë një kilogram”. Profesor Roberts thotë se vetëm duke i ruajtuar oqeanet, njerëzimi do të siguronte një sasi të konsiderueshme peshku për të ushqyer popullatën në rritje. “Ne duhet të krijojmë mjedise në det që të kenë kushte për ripërtëritjen e jetës, ekosistemet mund të shpëtojnë nga shfrytëzimi pa kriter i tyre për shekuj me radhë”.

Shkencëtari i marinës biologjike thotë se njerëzit e konsiderojnë oqeanin të paaftë për t’iu përgjegjur sfidave të ngrohjes globale. Por ai shikon shenja inkurajuese angazhimi për mbrojtjen e botës së nënujit. //rd//

XS
SM
MD
LG