Lidhje

Me ekipin amerikan në Lojrat Olimpike të Pekinit 2008


Në qendrën stërvitore të ekipit olimpik të Shteteve të Bashkuara, në qytetin Kolorado Springs në shtetin e Kolorados, atletët amerikanë janë duke intensifikuar punën në drejtim të aftësive të tyre, njëkohësisht, duke bërë përgatitje fizike dhe mendore, për të patur mundësi të kunkurojnë në Lojrat Olimpike të viti 2008 që do të zhvillohen në Pekin.

Peshëngritësja Cheryl Haworth, që do të marrë pjesë në lojrat olimpike, fitoi kampionatin e saj të parë kur ajo ishtë ende pa mbushur 20 vjeç: "Unë jam përfshirë në peshëngritje, më 1996, kur unë isha 13 vjeç”. Dy herë pjesëmarrëse, herën e parë kur fitoi medaljen e bronxit në peshën e saj në lojrat olimpike të vitit 2000 në Sidni. Dhe tani shpreson që të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në lojrat oplimpike të Pekinit. “Duke jetuar në një ambient të tillë, ku je e rrethuar nga shumë atletë të mrekullueshëm, është motivuese”, thotë Haworth.

Peshëngritësi Casey Burgener fitoi medaljen e argjendit në lorjat Pan-Amerikane në muajin qershor dhe shpreson të kualifikohet për për herë të parë në lojrat olimpike, në ato të 2008. “Në çdo moment që ke një ditë të keqe dhe fillon të mendosh se sa shumë ke arritur, çdo gjë që ke dashur të bësh, lojrat olimpike kanë qenë gjithmonë ato më kanë mbajtur dhe me kanë dhenë motivin për të cilin kam pasur nevojë”.

Për të qenë më i miri në botë duhet më shumë se stërvitje e fortë. Gjimnasti Yewki Tomita u njoh me këtë pas një dëmtimi, i cili e detyroi atë të mos merrte pjesë në lojrat olimpike të vitit 2004. “Ky është një shansi që unë jam duke marrë, ky është bixhoz për të gjithë atletët. Ne ia kushtojmë gjakun, djersën dhe lotët një drejtimi dhe disa herë na del për të mirë, ne do të jemi një ekip. Por vetëm 6 djem nga i gjithë vendi mund të formojnë këtë ekip. Kështu që gjithçka mund të ndodhë, ku fati luan rolin e tij në këtë aspekt”.

Duke u strëvitur derin në 12 orë në ditë, 6 ditë në javë është duke dhënë rezultat fizik dhe emocional tek këta atletë të shquar. “Kur shkon në një garë, ti e bën që të të duket e lehtë, fiton dhe hipën në podium. Kjo është si brima e gjilpërës që shohin njerëzit, është një aspekt i vogël i sportit. Ata nuk shohin orët aq të mundishme për të fituar një teknikë”. Pavarësisht nga dhimbja dhe stërvitja e madhe shpresuesit për lojrat olimpike vazhdojnë të stërviten sepse, për shumicën e tyre, shpirti i garës është më shumë se vetëm fitorja. “Mendoj se ideja është se unë ja dedikova jetën diçkaje dhe unë kam bërë ç’është më e mira. Mendoj se është diçka që të bën krenar”. “Është e rëndësishme për mua, jo aq për të fituar për Shtetet e Bashkuara, por për t’u paraqityr në një nivel që të respektohet nga e gjithë bota”, thotë gjimnasti i ekipit kombëtar amerikan, David Durante. “Në qoftë se unë mendoj vetëm për të fitore, nuk mendoj se vërtetë do të kisha eksperiencën ose dashurinë për sportin që ushtroj, dhe unë e ushtroj sepse më pëlqen, në vend që ta ushtroj sepse dua të fitoj”- thotë peshëngritësi Casey Burgener. Por përsëri fitorja është qëllimi në të gjithë sportet. Dhe këto atletë shpresojnë të kenë atë mundësi vitin e ardhshëm në lojrat olimpike të Pekinit. //rd//

XS
SM
MD
LG