Lidhje

Studjuesit: Transfuzionet e gjakut mund të krijojnë probleme


Studjuesit amerikanë kanë zbuluar një ndryshim kimik në gjakun e dhuruar, i cili mund të krijojë probleme tek njerëzit që u nënshtrohen transfuzioneve të gjakut. Studjuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Duke, në North Karolina, thanë dje se gazi i oksidit nitrik në gjakun e dhuruar, shpërndahet me shpejtësi, humbet.

Shkencëtarët thonë se oksidi nitrik ndihmon për hapjen e enëve të gjakut, duke i lejuar ato të dërgojnë oksigjenin e nevojshëm për trupin. Studimet kanë treguar se personat që kanë patur transfuzione gjaku janë më të prirur për të pësuar infarkte, ndalime të zemrës, goditje cerebrale, apo edhe për të vdekur.

Sipas studimit më të fundit, nivelet e oksidit nitrik mund të riparohen në gjak, nëpërmjet depozitave të gjakut, por autorët e studimit paralajmërojnë se nevojiten më tepër kërkime për të përcaktuar nëse shtimi i oksidit nitrik ndikon në trajtimin e pacientëve.//lk

XS
SM
MD
LG