Lidhje

Kroaci: Fillon gjyqi ndaj një ish-oficeri policie për tre vrasje


Në Osijek të Kroacisë filloi sot gjyqi i ri ndaj një ish-oficeri policie që po gjykohet për vrasjen në vitin 1991 të tre zyrtarëve të policisë.

Anton Gudelj deklaroi pafajësinë për akuzat se kishte vrarë shefin e policisë Josip Reihl-Kir dhe dy serbë të Kroacisë në korrik të vitit 1991. Tre viktimat ishin të njohur për përpjekjet e tyre drejt zbutjes së tensioneve etnike në zonën e Osijekut gjatë

Gudejl u arratis dhe një gjykatë kroate e dënoi në mungesë me 20 vjet burgim në vitin 1994. Autoritetet gjermane e kthyen atë në Kroaci dy vjet më pas që të kryente dënimin, por ai përfitoi nga një amnisti në vitin 1997. Më pas ai shkoi në Australi. Gjykata Kushtetuese e Kroacisë e rihapi çështjen kundër tij në vitin 2001 dhe autoritetet australiane e ekstraduan para disa muajsh. //iç//

XS
SM
MD
LG