Lidhje

Nikola Sarkozi në Moskë: Kosova mes çështjeve të rendit të ditës


Presidenti francez Nikola Sarkozi ndodhet në Moskë për dy ditë bisedime me presidentin Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë mbi programin bërthamor të Iranit dhe çështje të tjera.

Ky është takimi i parë i udhëheqësit francez me zotin Putin që kur u zgjodh në postin e presidentit në maj. Të dy ishin planifikuar të hanin darkë së bashku në rezidencën zyrtare të zotit Putin në dalje të Moskës.

Zoti Sarkozi ka kritikuar prirjet e Rusisë për të shkelur të drejtat e njeriut dhe ka akuzuar Moskën se përdor rezervat e saj të naftës dhe gazit për të imponuar vullnetin e saj mbi fqinjët evropianë. Thirrjet e tij për sanksione më të rrepta ndaj Iranit për programin e tij bërthamor bien në kundërshtim me qëndrimin e udhëheqësit rus, i cili ka bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike para se të shqyrtohen masa të mëtejshme.

Në një intervistë me një gazetë ruse, zoti Sarkozi tha se askush nuk duhet të verë në pikëpyetje seriozitetin dhe vendosmërinë e Francës për çështjen e Iranit. Media shtetërore ruse tha se të dy udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu për Irakun, Libanin, Kosovën dhe Darfurin.//iç//

XS
SM
MD
LG