Lidhje

Nobelin e këtij viti në fizikë e fitojnë francezi Albert Fert dhe gjermani Peter Gruenberg


Çmimin Nobel në Fizikë këtë vit e fituan dy shkencëtarë nga Franca dhe Gjermania për punën e tyre që lejon prodhimin e hard disqeve shumë të vogla.

Francezi Albert Fert dhe gjermani Peter Gruenberg u vlerësuan për zbulimin e një teknike që lejon përdoruesit e kompjuterave të regjistrojnë sasi të mëdha informacioni me shpejtësi dhe lehtësi.

Borje Johanson, anëtar i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, e cila akordon çmimet, tha se kjo shpikje jep mundësi që memorja e pajisjeve regjistruese të rritet 60 herë.

Shkencëtari francez dhe ai gjerman do të ndajnë shpërblimin monetar prej 1 milion e 500 mijë dollarë. Kur mori njoftimin për këtë çmim, francezi Fert shprehu kënaqësi që mund ta ndante një nder të tillë me një mik.

Dje çmimi Nobel në mjekësi iu dhe shkencëtarëve amerikanë Mario Capecchi dhe Oliver Smithies si dhe britanikut Martin Evans për punën e tyre në krijimin e minjëve të manipuluar gjenetikisht që preken nga të njëjtat sëmundje si njerëzit. //iç//

XS
SM
MD
LG