Lidhje

Berisha: Shqipëria gati të paguajë çdo çmim për të hyrë në NATO


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se qeveria e tij është gati të paguajë çdo çmim për të hyrë në NATO.

Zoti Berisha tha dje në një takim të NATO-s në Islandë se Shqipëria do të ndërmarrë të gjithë hapat dhe do të miratojë çdo ligj që nevojitet për të plotësuar reformat e kërkuara për anëtarësim në NATO.

Ai tha se mbështetja për Shqipërinë është mbështetja për një vend mik që garanton lirinë dhe të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Zoti Berisha tha se pranimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë do ta bënte krahun juglindor të NATO-s më të sigurt dhe më të qendrueshëm.

Presidenti Bush ka deklaruar se ai pret që NATO-ja të zgjerohet me anëtarë të rinj vitin e ardhshëm. Ai ka shprehur mbështetje për Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë në kërkesën e tyre për të hyrë në NATO. //ii

XS
SM
MD
LG