Lidhje

Beogradi akuzon Uashingtonin se po pengon negociatat për të ardhmen e Kosovës


Ministri serb për Kosovën Sllobodan Samarxhiç akuzoi Shtetet e Bashkuara se po pengojnë negociatat për të ardhmen e Kosovës.

Zoti Samarxhiç tha se deklaratat e vazhdueshme të zyrtarëve të lartë amerikanë, se Kosova do të jetë një ditë e pavarur, po pengojnë përparimin në bisedimet për statusin. Deklarata të tilla, tha ai, pengojnë arritjen e një zgjidhje përmes negociatave.

Diplomatë nga Bashkimi Evropian, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po ndërmjetësojnë bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve. Shqiptarët kërkojnë pavarësi, një kërkesë që kundërshtohet me forcë nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Dje në Kombet e Bashkuara, ambasadori amerikan Zalmai Khalilzad u bëri thirrje negociatorëve të respektojnë afatin e 10 dhjetorit për të marrë një vendim. Ambasadori rus Vitali Çurkin tha se afati i 10 dhjetorit nuk është i rëndësishëm. (ze)

XS
SM
MD
LG