Lidhje

Një komision i Kongresit amerikan pritet të votojë mbi një rezolutë për gjenocid në Armeni gjatë perandorisë otomane


Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan pritet të votojë sot mbi një rezolutë që e cilëson si gjenocid, masakrën e armenëve gjatë viteve të perandorisë otomane në shekullin e 20-të.

Presidenti Bush po bën thirrje ligjvënësve amerikanë që të mos e miratojnë rezolutën, duke shprehur keqardhjen për “vrasjen në masë të armenëve”. Por ai thotë se rezoluta do të dëmtonte ndjeshëm marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Turqinë, aleate me rëndësi në NATO dhe në luftën kundër terrorizmit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, theksoi se Turqia është një rrugë e rëndësishme kalimi për operacionet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak.

Zyra e Presidentit të Turqisë Abdullah Gul thotë se ai i ka dërguar një letër presidentit Bush ku thekson se në se rezoluta miratohet ajo do të krijonte probleme në marrëdhëniet dypalëshe.

Diplomatët turq në Uashington kanë bërë një fushatë të gjerë kundër miratimit të projektligjit.
XS
SM
MD
LG