Lidhje

Shkencëtari gjerman Gerhard Ertl fiton Nobelin në Kimi


Çmimi Nobel në Kimi iu dha shkencëtarit gjerman Gerhart Ertl për kërkimet e tij në proceset kimike që ndodhin në sipërfaqet e trupave të ngurtë siç janë metalet.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha sot se studimet e zotit Ertl mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë arsyen e ndryshkjes së hekurit, funksionimin e katalizatorëve në makina si dhe të teknologjisë së përdormit të hidrogjenit si karburant i pastër.

Kërkimet e shkencëtarit Ertl mund të shpjegojnë gjithashtu shkatërrimin e shtresës së ozonit, pasi proceset kimike ndodhin në sipërfaqet e kristaleve të vogla të akullit në stratosferë.

Akademia tha se reaksionet kimike mbi sipërfaqet e ngurta luajnë një rol jetësor në shumë operacione industriale.

Zoti Ertl e cilësoi çmimin si nderin më tëç madh që mund t’i bëhet një shkencëtari. Po ashtu ai e quajti atë dhuratën më të mirë për ditëlindje, meqë përkoi me 71 vjetorin e lindjes së tij.

Të enjten shpallet fituesi i çmimit Nobel në letërsi dhe të premten ai i paqes.

Të martën dy shkencëtarë, Albert Fert i Francës dhe Peter Gruenberg i Gjermanisë ndan çmimin Nobel në fizikë për kërkimet e tyre në nanoteknologji.

Të hënën, dy shkencëtarë amerikanë Mario Kapechi dhe Oliver Smithis dhe britaniku Martin Evans fituan çmimin Nobel në mjekësi për punën e tyre për rikrijimin përmes ndërhyrjes gjenetike të sëmundjeve njerëzore tek minjtë. (ze)

XS
SM
MD
LG