Lidhje

Shtohet numri i femrave detektive në Amerikë


Puna e hetuesve nuk është e lehtë. Shpesh atyre u duhet të jetojnë e veprojnë mes kriminelëve për të zbuluar krimin. Në letërsi, por edhe në jetën reale, kur flitet për detektivët, shpesh meret si i mirëqënë fakti që detektivi është një mashkull. Por sipas statistikave të fundit po shtohet gjithnjë e më shumë numri i femrave detektive. Sot rreth 15 përqind e të gjithë hetuesve privatë në Shtetet e Bashkuara janë femra.

Një grua misterioze, i tregon një dedektivi një histori që mund të jetë e vërtetë ose jo. Burra të veshur me kapardina dhe kapele ndjekin njëri-tjetrin në errësirë, rrugëve të zhurmshme. Është kjo skena tipike e një filmi hollivudian me dedektivë. Por ky përshkrim i Hollivudit është ndryshe nga realiteti.

Joan Beach është pronarja e një firme private hetimesh. Ish oficere policie dhe tani gjyshe, ajo është larg figurave të rrepta të portretizuar në filma. Megjithatë Beach thotë se ndjen një lloj lidhje me partnerët e saj meshkuj.

"Ata janë të guximshëm dhe agresivë. Edhe unë jam e guximshme – i shoh hetimet si një lojë me të panjohurën dhe mundohem të gjej pjesët që mungojnë".

Një numër gjithnjë e më i madh grash ndajnë dëshirën e zonjës Beach për të zgjidhur të panjohurat. Michelle Platt, i jati i të cilës ishte oficer i CIA-s, është një prej tyre. Zonja Platt që punon si dedektive, kërkoi të mos shfaqej në këtë intervistë.

"Më duket se e kam në gjak këtë punë. Gjithmonë në kanë tërhequr misteret. Kam qënë gjithnjë në gjendje t’i zbulojë gjërat shumë shpejt".

Bill Stollhans, presidenti i Shoqatës së Hetuesve Privatë në Virginia thotë se profesioni i hetuesit privat është një punë që të jep kënaqësi.

"Puna të sjell kënaqësi pasi ke të bësh me njerëz. Rezultati çon në zgjidhjen e një çështje”.

Puna në këtë profesion përfshin bashkëpunimin, veçanërisht në përgjim. Mishel Plat e cili ofron kurse stërvitore për përgjimin në komunitetin e inteligjencës, punon shpesh me agjentë federalë në pension.

"Ish agjentët kanë qënë shefa misionesh në vende të tjera. Ata ishin në këto poste në një kohë kur ne luftonim me rusët gjatë Luftës së Ftohtë. Kanë një aftësi të vërtetë për të kuptuar me përpikmëri kërcënimin me të cilin përballet vendi ynë dhe kompanitë tona në periudhën pas 11 shtatorit".

Në këtë stërvitje, Xheku, i jati i Mishelës, do t’i japë një informatori disa dokumenta. Në këtë operacion ekipi i Mishelës do të ndjekë të jatin e saj me nofkën Lepuri. Detyra e tyre është të vëzhgojnë lëvizjet e tij pa u zbuluar. Mishel i ndjek nga mbrapa dhe e drejton ekipin e saj me radio.

"Arti i të qënurit dedektiv i mirë është të jesh në gjendje të zhvishesh nga opinionet dhe emocionet dhe të vlerësosh situatën, individin, rethanat në të cilën ndodhet dhe të hysh në brendësi të problemit. Mendoj se gratë janë të shkëlqyera në këtë rol".

Më pas personi viziton një zyrë postare – përsëri për t’u siguruar që nuk po ndiqet. Ai vazhdon të ecë në rrugën e prapme për të takuar informatorin. Megjithëse nuk shihet, Mishel është pranë, duke drejtuar vazhdimisht ekipin për t’u siguruar që një nga agjentët e ka të dyshuarin nën vëzhgim.

Shkëmbimi i paketës me informatorin zgjat vetëm një sekondë por një agjente në rrugë e shikon takimin e tyre.

Për këta burra dhe gra dedektivë puna mund të jetë e rrezikshme. Mishel thotë se rreziqe të tilla janë të nevojshme për të arritur rezultat.

"Në se nuk rrezikon, në se nuk hedh hapin atëherë nuk do të marrësh informacionin që të duhet. Nuk do të kapësh atë që po ndjek".

Në filma keqbërësit gjithmonë kapen. Në realitet, gjithnë e më shumë gratë po i bashkohen radhëve të atyre që sjellin keqbërësit para drejtësisë. (ze)

XS
SM
MD
LG