Lidhje

Prishtinë: Qindra studentë protestojnë në mbështetje të pavarësisë


Qindra studentë protestuan sot në Prishtinë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe kundër copëtimit të tërësisë tokësore të saj. Pjesëmarrësit e protestës së organizuar nga Unioni i Studentëve Shqiptarë, u bënë thirrje mekanizmave ndërkombëtarë që të njohin vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Organizatorët e protestave thanë se do t'u dërgojnë një memorandum Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për të kërkuar garantimin e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Gjatë protestës kryetari i këtij Unioni, Petrit Nimani, paralajmëroi për tensione në Kosovë në se shtyhet zgjidhja e statusit.

Ndërkohë, edhe Qeveria e Kosovës ka mbështetur deklaratën e studentëve duke thënë se Kosova duhet të merr një vendim për statusin e saj politik menjëherë pas përfundimit të negociatave shtesë Prishtinë Beograd. Zëdhënësi i Qeverisë, Avni Arifi, tha se kërkesat e studentëve në një masë të madhe janë në harmoni me kërkesat e institucioneve të Kosovës. //iç//

XS
SM
MD
LG