Lidhje

Kirurgët në Kanberrë të Australisë bënë një operacion të veçantë


Mjekët në Australi kryen një operacion mjaft të veçantë dhe ndoshta të parin e këtij lloji në vend.

Fjala është për një operacion në tru të kryer ndërkohë që pacienti ishte zgjuar. Operacioni në tru dihet që nuk është punë e lehtë aq më tepër kur pacienti është zgjuar.

77-vjeçari Xhon Xhejms vuante nga një sëmundje që i rrezikonte jetën, një bllokim të një ene gjaku në tru, pikërisht prapa syrit të djathtë. Kjo i pengonte atij shikimin dhe çarja e venës mund t'i shkaktonte vdekjen.

Kirurgët në Kanberrë të Australisë nuk kishin zgjidhje tjetër përveç operacionit. Njëri prej tyre, Vini Khurana, tregon se atyre iu desh ta mbanin pacientin zgjuar përndryshe heqja e venës mund ta dëmtonte rëndë shikimin e tij.

Kirurgët e praktikuan procedurën në kompjuter disa herë përpara se të fillonin operacionin, i cili u krye përmes një vrime me diametër 1 centimetër e gjysmë në ballin e pacientit. Mendohet se kjo është hera e parë që operohet një venë e bllokuar në tru duke e mbajtur pacientin zgjuar gjatë operacionë. (ze)

XS
SM
MD
LG