Lidhje

Turqia thërret ambasadorin e saj në Uashington për konsultime


Turqia ka thirrur ambasadorin e saj në Uashington për konsultime pasi një komision i Kongresit amerikan, ku masakra e armenëve në shekullin e 20-të nga turqit cilësohet si gjenocid.

Zhvillimi i sotëm vjen një ditë pasi Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Çështje të Jashtme miratoi një rezolutë pa fuqi ligjore dje me 27 vota pro dhe 21 kundër. Tani rezoluta do të debatohet dhe do të hidhet në votë në të gjithë Dhomën e Përfaqësusve me 435 anëtarë.

Turqia e dënoi rezolutën, duke thënë përmes një deklarate se është e papranueshme që kombi turk është akuzuar për një krim që s’e ka kryer kurrë. Presidenti turk Abdullah Gul i akuzoi ligjvënësit që votuan në mbështetje të kësaj mase se nuk udhëhiqen nga logjika e shëndoshë por nga politikat meskine.

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Bush ndjehet i zhgënjyer nga rezoluta e miratuar nga një komision i Kongresit amerikan, ku masakra e armenëve në shekullin e 20-të nga turqit cilësohet si gjenocid.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Turqia po luan një rol kritik në luftën kundër terrorizmit dhe ky hap është problematik për të gjitha synimet që përpiqen të arrijnë Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme. Ai tha se kjo masë do t’u shkaktojë dëme të konsiderueshme këtyre përpjekjeve.

Zëdhënësi u bëri thirrje ligjvënësve të përqëndrohen në çështje të brendshme dhe jo të debatojnë veprime të Perandorisë Osmane.

Presidenti i Armenisë e mirëpriti rezolutën, duke thënë se shpreson se do të pasohet nga një njohje e plotë e këtij akti si gjenocid nga Shtetet e Bashkuara. //iç//

XS
SM
MD
LG