Lidhje

Irak: Të paktën shtatë të vrarë në Kirkuk nga shpërthimi i një autobombe


Autoritetet irakiane thanë se 50 veta u plagosën nga shpërthimi sot në një lagje tregtare. Bomba shpërtheu ndërsa po kalonte një autokolonë e shefit të policisë i cili ishte mes të plagosurve.

Po në Irak zyrtarët amerikanë thanë se dy ushtarë të koalicionit janë vrarë në një sulm me mortajë dje në Kampin Fitorja, një bazë e rëndësishme pranë aeroportit të Bagdatit. Ushtria nuk njoftoi kombësinë e ushtarëve.

Në lajme të tjera, gjashtë grupe kryengritësish suni njoftuan formimin e një këshilli për të luftuar forcat amerikane.

Zëdhënësi i grupit të quajtur Këshilli Politik për Rezistencën në Irak e bëri njoftimin përmes një vidio të transmetuar sot nga televizoni Al-Jazeera.

Në zhvillime të tjera, persona të dyshuar si operativë të Al-Kaidës vranë gjashtë vetë në veri të Irakut dje në dy shpërthime me bombë përfshirë një pranë zyrave të një partie politike kurde në provincën Ninevah. //iç//

XS
SM
MD
LG