Lidhje

Britanikja Doris Lesing, fituese e Nobelit për letërsi


Shkrimtarja britanike Doris Lessing është fituesja e çmimit Nobel për letërsi këtë vit. Akademia suedeze e bëri njoftimin sot në Stokholm të Suedisë.

Akademia vlerëson 87-vjeçaren britanike për portretizimin që i ka bërë përvojës sociale të femrës. Në motivacionin për çmimin, Akademia e Çmimit Nobel i cilëson shkrimet e saj si vepra me vizion që hedhin dritë dhe analizojnë një qytetërim të përçarë.”

Akademia e cilëson romanin e zonjës Lessing “Blloku i Artë” të botuar në vitin 1962 si një shkrim novator. Ky roman doli në kohën kur lëvizja feministe ishte në vitet e saj të para dhe u shndërrua në një vepër frymëzuese ku portretizoheshin pikëpamjet e shekullit të 20 mbi marrëdhëniet mes meshkujve dhe femrave. Ndër vepra të tjera të rëndësishme të autores përfshihen “Vera para Errësirës” i vitit 1973 dhe “Fëmija i Pestë” botuar në vitin 1988.

Doris Lessing lindi në Iran me me prindër britanikë. Ajo është shkrimtarja e dytë britanike që merr këtë çmim prestigjoz në 3 vjetët e fundit. Britaniku Harold Pinter mori Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 2005. //iç//

XS
SM
MD
LG