Lidhje

Planet për naftësjellësin që anashkalon Ngushticën e Bosforit, skeptike


Në muajin mars, udhëheqësit e Rusisë, Bullgarisë dhe Greqisë nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një naftësjellësi prej një miliardë dollarësh për transportin e naftës nga Rusia dhe Azia Qendrore direkt në portin mesdhetar të Aleksandrisë në Greqi, duke anashkaluar Ngushticën e Bosforit . Por ka mjaft njerëz që e vënë në dyshim ndërtimin e këtij naftësjellësi.

Ngushtica e Bosforit, që ndan Evropën me Azinë, shërben si një rrugë kalimi për cisternat e naftës që lundrojnë mes Detit të Zi dhe Detit Mesdhe. Për 10 vjet me radhë, Ed Çou thotë se ka dëgjuar diskutime të ndryshme për shnagijen e ndërtimit të këtij naftësjellësi.

Analisti i energjisë thotë se ka një arsye ekonomike që ky naftësjellës nuk është ndërtuar ende.

Natyrisht kushton më pak ta transportosh naftën me cisterna nëpërmjet Bosforit se sa të investosh një miliardë dollarë ose më shumë për të ndërtuar një naftësjellës”.

Zoti Çou shpjegon se një sistem i tillë u krijon disavantazhe kompanive të naftës që do ta përdornin këtë naftsësjellës.

“Në qoftë se kompanitë ruse e përdorin naftësjellësin, a do të thotë kjo se kompanitë perëndimore që kanë naftë në Detin e Zi, si BP, Ekson, apo Shevron, do të favorizohen nga Rusia për ta transportuar naftën nëpërmjet Bosforit me konsto më të ulët?”

Zoti Çou thotë se ka të ngjarë që një nfatësjellsë i tillë të ndërtohet vetëm kur kompanitë perëndimore të naftës ta mbështesin projektin. Por në portin grek të Aleksandrisë, përfitimet ekonomike të premtuara nga ndërtimi i naftësjellësit nga Bullgaria po priten me padurim. Jorgo Aleksandris është Kryetari i Bashkisë së qytetit:

“Ne mendojmë se ky është një projekt i mirë për Aleksandrinë, për vendin tonë, dhe për sa i përket Greqisë, kjo është hera e parë që merr pjesë në një projekt kaq të madh”.

Biznesmeni grek Vasilios Çarovas parashikon që investimet të shtohen ndjeshëm në pjesën veriore të Greqisë pas përfundimit të naftësjellësit në vitin 2010.

“Me siguri që kjo është një zgjidhje alternative për gjithë vendet që transportojnë naftë nëpërmjet Detit të Zi në Evropë ose nga Rusia për në zonën e Mesdheut”.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mbështet ndërtimin edhe të një naftësjellësi të dytë në Ballkan, që të lidhë Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Në portin e thellë të Vlorës mund të hynë cisterna më të mëdha se sa në portin e Aleksandrisë. Për më tepër, Vlora është më afër tregjeve perëndimore.

"Për të arritur në Itali, Vlora është 200 kilometra më afër. Ky është fakt”.

Zoti Berisha po përpiqet të sigurojë ndihmë ndërkombëtare dhe të bindë Kazakistanin dhe eksportues të tjerë të naftës në pellgun e Kaspikut që të marrin pjesë në këtë projekt.

"Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me vendet e Azisë Qendrore. Ne po punojmë me to për sigurimin e burimeve të naftës”.

Në qoftë se dikush në Ballkan do të fitojë garën e ndërtimit të naftësjellësit ballkanik, ka të ngjarë të jetë ai vend që fiton mbështetjen e kompanive të mëdha të naftës. //rd//

XS
SM
MD
LG