Lidhje

Kosova në rendin e ditës së bisedimeve amerikano-ruse në Moskë


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates nisin bisedimet strategjike në Moskë nesër me homologët rusë në përpjekje për të ngushtuar mosmarrëveshjet mbi planet amerikane të raketave në Evropë.

Diplomatët thanë se bisedimet dyditore synojnë të zbusin shqetësimet ruse mbi planin amerikan për dislokimin e interceptorëve dhe teknologjisë së drejtimit të raketave në Poloni dhe Republikën Çeke. Departamenti i Shtetit tha se bisedimet do të përfshijnë kufizimin e armëve dhe statusin e ardhshëm të Kosovës.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur kundështim të fuqishëm ndaj planit amerikan të raketave duke thënë se dislokimi kërcënon stabilitetin rajonal dhe nxit një garë të re armatimesh. Ai ka propozuar si alternalivë një bazë radarësh në Azerbajxhan. Rusia ka shrehur gjithashtu kundërshtim ndaj propozimit të Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës. //iç//

XS
SM
MD
LG