Lidhje

Gambari në Azi për konsultime në klimën e tensioneve në Birmani


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon po dërgon ndërmjetësin e posaçëm Ibrahim Gambari në Azi për konsultime me qeveritë rajonale në klimën e tensioneve në rritje në Birmani.

Në një deklaratë të OKB-së thuhej se zoti Gambari do të fillojë bisedimet në Tailandë të hënën dhe do të shkojë më pas në Malajzi, Indonezi, Indi, Kinë dhe Japoni. Po ashtu në deklaratë thuhej se pas udhëtimit ai kishte në plan të kthehej përsëri në Birmani. Zoti Gambari u kthye nga një vizitë në Birmani javën e kaluar.

Diplomatët e OKB-së thanë se një deklaratë e Këshillit të Sigurimit, e cila shpreh shqetësim për shtypjen ushtarake të protestave pro-demokracisë në Birmani ka marrë pothuajse një formë përfundimtare.

Anëtarët e këshillit kanë dërguar një kopje të projekt-deklaratës pa fuqi ligjore tek vendet e tyre dhe pritet të takohen përsëri sot në Nju Jork për të finalizuar dokumentin. //iç//

XS
SM
MD
LG