Lidhje

Irak: Dy të vrarë nga shpërthimi i një bombe në një kënd lojrash


Autoritetet irakiane thanë se dy veta, mes tyre një fëmijë, humbën jetën nga shpërthimi i një bombe në një kënd lojrash të mbushur me fëmijë që festonin Bajramin. Zyrtarët thanë se të paktën 17 njerëz të tjerë, mes tyre edhe fëmijë, u plagosën nga bomba e fshehur në një karrocë në qytetin verior të Tuz Kormatos.

Në akte të tjera dhune në Irak, zyrtarët thanë se nga shpërthimi i një bombe në Bagdat u vranë katër vetë, mes tyre dy policë, dhe u plagosën 15 të tjerë. Ndërkohë, ushtria amerikane ndërkohë tha se po heton një sulm të koalicionit gjatë së cilit u vranë 15 civilë në veriperëndim të Bagdatit.

Ushtria tha se operacioni kishte si objektiv udhëheqës të al-Kaidës në rajonin e liqenit Tar Tar. Ushtria tha se trupat tokësore dhe ajrore vepruan sipas njoftimeve të zbulimit se udhëheqës terroristë po takoheshin në zonë. //iç//

XS
SM
MD
LG