Lidhje

Kosova, ndër temat e diskutimeve Merkel-Putin në Gjermani


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Markel do të takohen sot në Gjermani për bisedime rreth probleme ndërkombëtare dhe dypalëshe. Enregjia, sigurimi dhe planet e Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar një sistem mbrojtjeje raketash në Evropën Lindore pritet që të janë problemet që do të zënë vendin kryesor në dy ditët e bisedimeve në qytetin perëndimor të Uisbaden-it.

Kancelarja Merkel tha në një paraqitje të përjavshme televizive se bisedimet do të përqëndrohen në marrëdhëniet dypalëshe. Por ajo shtoi se Rusia dhe Gjermania kanë një “bashkëpunim strategjik” dhe gjithashtu duhet të bashkëpunojnë për problemet ndërkombëtare, si rreth programit bërthamor të Iranit dhe të ardhmes së Kosovës.

Agjencia e lajmeve ruse, Interfaks, citon këshilltarin e Presidenti Putin, Sergei Prikodko të ketë thënë se bisedimet do të përfshijnë sigurimin e energjisë për Evropën dhe Traktatin mbi Forcat Konvencionale në Evropë.//lk

XS
SM
MD
LG