Lidhje

Vendet e Kartës së Adriatikut presin në prill ftesë zyrtare për në NATO


Ministrja e Jashtme e Kroacisë tha se pret që vendit të saj, Shqipërisë, dhe Maqedonisë t’i bëhet ftesë për anëtarësim në NATO, në muajin prill.

Kolinda Grabar-Kitarovic tha mbrëmë, se të tre vendet presin të marrin një ftesë zyrtare anëtarësimi në takimin e ardhshëm e NATO-s në Bukuresht. Grabar-Kitarovic e bëri këtë deklaratë, pasi u takua me Zëvendës Ndimës Sekretaren amerikane të Shtetit, Rozmari Di Karlo, në qytetin-port të Splitit.

Zonja Di Karlo tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo përpjeje për t’i ndihmuar të tre vendet e Evropës Lindore, të bëhen kandidatët më të mirë të mundshëm për anëtarësim në NATO deri në prill të 2008-ës. Ajo tha se anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian i këtyre vendeve është i rëndësishëm për qëndrueshmërinë afatgjatë në rajon.

Di Karlo mori pjesë në një takim që u zhvillua në Kroaci mes Minsitrave të Jashtëm dhe atyre të Mbrojtjes, të të tre vendeve, me homologët e tyre nga shtete Balltike të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

Në maj të vitit 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nënshkruan të ashtuquajturën Karta e Adriatikut me Shtetet e Bashkuar, e cila synon lehtësimin e rrugës së tyre drejt anëtarësimit në NATO.//lk

XS
SM
MD
LG