Lidhje

Bullgari-BE, mosmarrëveshje për shkrimin e EURO-s


Bullgaria dhe Bashkimi Evropian nuk e zgjidhën dot një mosmarrëveshje lidhur me këmbënguljen e Sofjes, që të lejohet ta shkruajë fjalën “EURO” në alfabetin cirilik.

Mbrëmë vonë, Presidenca e BE-së tha se çështja e pazgjidhur e shkrimit, nuk do të pengojë nënshkrimin ditën e hënë të një marrëveshjeje për marrëdhënie më të ngushta me Malin e Zi. Bullgaria, më parë, ka kërcënuar se do t’i verë veton kësaj çështjeje, në se BE nuk bën lëshim për çështjen e shkrimit të emrit. Bullgaria do ta shkruajë emrin e monedhës së BE-së “EVRO”.

Por Banka Qendrore Evropiane ka kundërshtuar që EURO të shkruhet ndryshe në gjuhë të ndryshme evropiane. Bullgaria thotë se kjo gjë duhet lejuar, sepse marrëveshja e pranimit në BE është shkruar në këtë mënyrë. Por zyrtarët evropianë thonë se nuk e kanë vënë re shkrimin e ndryshëm në marrëveshje.//lk

XS
SM
MD
LG