Lidhje

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Turqisë të tregohet e përmbajtur


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs i bëri thirrje Turqisë të tregohet e përmbajtur, si ndaj rebelëve kurdë në Irakun verior ashtu edhe përsa i përket reagimit ndaj rezolutës së miratuar nga një komision i Kongresit amerikan për çështjen e gjenocidit.

Zonja Rajs u tha të shtunën gazetarëve se ky është një moment i vështirë për marrëdhëniet amerikano-turke. Ajo tha se dy diplomatë të lartë amerikanë ndodhen në Ankara për bisedime, për ta siguruar Turqinë se Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë këto marrëdhënie. Diplomatët, Dan Frid dhe Eric Edelman pritet të diskutojnë mbi planet e Turqisë për një operacion ushtarak kundër rebelëve kurdë që veprojnë nga Iraku verior. Uashingtoni është kundër këtyre planeve.

Zonja Rajs tha gjithashtu se kishte folur në telefon me presidentin, kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Turqisë lidhur me rezolutën e miratuar nga një komision i Kongresit amerikan, e cila e quan gjenocid vrasjen e armenëve nga turqit osmanë në fillim të shekullit të 20. Administrata e Presidentit Bush e kundërshton me forcë rezolutën, duke thënë se Ankaraja mund të kufizojë mjaft rrugët e rëndësishme të furnizimit për trupat amerikane në Irak. Mediat turke njoftojnë ndërkohë se një ministër i qeverisë turke ka anuluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara për shkak të rezolutës mbi gjenocidin. //kk//

XS
SM
MD
LG