Lidhje

Sekretarja Rajs kritikon Presidentin rus Putin për përqëndrim të pushtetit


Sekretarja amerikane Kondoleza Rajs kritikoi Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për përqëndrimin rreth tij të një pushteti të madh në Kremlin.

Sekretarja Rajs i tha gazetarëve dje në Moskë se pushteti i cilido presidenti mund të pengojë zhvillimet demokratike. Ajo tha se ajo i informoi zyrtarët rusë se të gjithë kanë dyshime rreth pavarësisë së plotë të sistemit të drejtësisë në Rusi.

Dje, zonja Rajs u takua me aktivistë të të drejtave të njeriut, për të dëgjuar vlerësimet e tyre rreth gjendjes së lirisë në Rusi. Ajo i inkurajoi ata të ndërtojnë institucione demokratike për t’iu kundërvënë ndërhyrjeve arbitrare të shtetit.

Përpara përfundimit të vizitës dy ditore ne Rusi, zonja Rajs dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Geits, u takuan gjithashtu me Kryeministrin Viktor Zubkov, për bisedime rreth marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, duke përfshirë kërkesën e Rusisë për t’u anetarësuar në Organizatën Botërore të Tregëtisë.//lk

XS
SM
MD
LG