Lidhje

Me këngëtarin Korbin Blu, një nga interpretuesit më popullorë në botë


Korbin Blu filloi karrierën e tij në një moshë të re si fotomodel për stilistin e njohur amerikan Tommy Hilfiger, duke shtuar më pas në CV-në e tij këngën dhe kërcimin. Korbin e shtoi famën në kanalin kabllor të Disney-t me filmat High School Musical dhe High School Musical 2. Në fillim të vitit Korbin nxori albumin e tij të ri Another Side. Kohët e fundit ai ishte në Washington në një turne për të promovuar albumin e ri.

Korbin Blu është një nga interpretuesit më popullorë në botë për moshat e reja. Gati 50 milion admirues të tij kanë ndjekur filmat mjaft popullorë High School Musical. Korbin asnjëherë nuk e imagjinonte se filmat do të pëlqeheshin kaq shumë saqë do t’i jepnin atij çmimin Billbord, tre çmime nga Teen Choice Awards dhe dy Emmy, përfshi një për koreografinë më të mirë. "I gjithë ky fenomen erdhi nga filmat ...çmimet Emmy reklamimet në Londër, Australi dhe çmimet Billbord. Tani jam në një turne mbarë-kombëtar në Amerikën e Jugut. Kam albumin tim por i gjithë suksesi e ka zanafillën tek filmat. Këtë as që mund ta prisja", thotë këngëtari.

Korbin, i cili luan karakterin e shokut të mirë, me emrin Çed në filmat High School Musical, shpjegon mesazhet që tenton të përcjellë filmi tek shikuesit. "Që kur filloi filmi, ne jemi rritur dhe audienca është rritur bashkë me ne. Si projekt filmi ka vazhduar gjithashtu të rritet. Ka të njëjtën tërësi dhe të njëjtat nota pozitive si muzikali i parë. Por në filmin e dytë muzikali është pak më modern, dhe i gjithë skenari është si të thuash rritur dhe përgatitur për të ardhmen, duke mos humbur në të njëjtën kohë personalitetin dhe normat tona morale".

Megjithëse Corbin është vetëm 18 vjeç, ai ka ambicje të mëdha për karrierën. "Dua të bëj gjithçka. Do të doja me gjithë zemër të realizoja një album tjetër. Do të doja të luaja karaktere të ndryshme nga më të ndryshmit. Do të doja shumë të punoja në Broadway... të drejtojë dhe të realizojë, të shkojë nëpër më shumë turne. Më pëlqen çdo gjë! "

XS
SM
MD
LG