Lidhje

Mbyllen pa rezultat bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit


Bisedimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për të ardhmen e Kosovës përfunduan dje në Bruksel pa shënuar përparim.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se serbët përsëri nuk ofruan asgjë më shumë se autonominë. Ai tha se Kosova e hedh poshtë plotësisht një ofertë të tillë.

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic tha se shqiptarët thjesht po presin që të vijë 10 dhjetori. Kosova thotë se do të shpallë pavarësinë pak ditë pas këtij afati nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Të dyja palët thonë se do të takohen përsëri më 22 tetor me përfaqësusuesit e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Bashkimit Evropian.//kk//

XS
SM
MD
LG