Lidhje

Media ruse njofton për një plan për atentat ndaj Presidentit Putin në Iran


Sipas medias ruse, Presidenti Vladimir Putin është njoftuar për një komplot me qëllim vrasjen e tij kur ai të kryejë një vizitën në Iran këtë javë.

Agjensia e lajmeve Interfax tha të dielën se disa persona ishin përgatitur për sulme vetvrasëse me qëllim eliminimin e zotit Putin.

Kremlini nuk ka dhënë komente. Por një anëtar i komisionit parlamentar për sigurinë tha në televizionin rus se informacioni erdhi nga burime të shërbimeve të zbulimit të cilat konsiderohen shumë të besueshme.

Ministria e Jashtme e Iranit i quajti njoftimet krejtësisht të pabaza dhe tha se ato kanë si qëllim që të minojnë marrëdhëniet Ruso- Iraniane.

Zoti Putin ka planifikuar të arrijë në Teheran sot dhe ka në plan të takohet me Presidentin e Iranit Mahmoud Ahmadinejad. Ata kanë në plan të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të së martës për vendet e Detit Kaspik.//kk//

XS
SM
MD
LG