Lidhje

Sekretarja Rajs: Konferenca për Lindjen e Mesme synon të hedhë bazën e shtetit palestinez


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha se izraelitët dhe palestinezët po bëjnë përpjekje serioze për të sheshuar mosmarrëveshjet e tyre para një konference për paqe në Lindjen e Mesme, organizuar nga Shtetet e Bashkuara, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Sekretarja Rajs i bëri këto komente sot në Ramallah në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin palestinez Mahmud Abas. Sekretarja Rajs tha se presidenti Bush është krejtësisht i vendosur për zgjidhjen e çështjes palestinezo-izraelite dhe e ka bërë përfundimin e konfliktit një prej përparësive kryesore të administratës së tij.

Zonja Rajs tha se administrata amerikane synon që në konferencën e nëntorit për paqe në Lindjen e Mesme të hidhet baza e krijimit më në fund të shtetit palestinez. Nga ana e tij, zoti Abaz shprehu besimin se negociatorët izraelitë e palestinezë do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje mbi një deklaratë të përbashkët parimesh para fillimit të konferencës.//lk

XS
SM
MD
LG