Lidhje

BE shtyn marrëveshjen me Serbinë, për shkak të bashkëpunimit të pamjaftueshëm me Hagën


Bashkimi Evropian e shtyu nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për lidhjet me Serbinë pasi kryeprokuroja e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës tha se bashkëpunimi i këtij vendi me gjykatën kishte qenë i pamjaftueshëm.

Zyrtarët e BE-së vendosën ta shtyjnë vendimin për nënshkrimin deri sa prokurorja Karla del Ponte të vizitojë Beogradin në fund të këtij muaji, për të bërë një vlerësim tjetër.

Prokurorja, në një deklaratë me shkrim, thoshte se bashkëpunimi i Serbisë kishte qenë më i mirë se para një viti. Megjithatë, ajo tha se ishte ende i ngadalshëm dhe i pamjaftueshëm.

Prokurorja tha, se nuk mund të bënte një vlerësim pozitiv, deri sa të arratisurit për krime lufte Ratko Mladiç dhe ish komandanti i forcave serbe në Bosnjë Hercegovinë të arrestohen dhe të trasferohen në Gjykatën e Hagës. Zonja Del Ponte tha se është e bindur, që qeveria e Serbisë i ka mjetet dhe burimet e duhura për të arrestuar dhe ekstraduar të dyshuarit për krime lufte.//lk

XS
SM
MD
LG