Lidhje

GNK u bën thirrje palëve në Kosovë të sigurojnë qetësinë në Luginën e Preshevës


Grupi Ndërkombëtar i Krizave u bën thirrje Serbisë dhe udhëheqësve të shqiptarëve të Kosovës, si dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrim masa për të garantuar që pavarësia e Kosovës të mos bëhet shkëndijë e trazirave në pjesën jugore të Serbisë.

Në raportin e tij me titull “Serbia: Ruajtja e paqes në Luginën e Preshevës”, ky grup paralajmëron se qetësia në Luginën e Preshevës do të prishej në qoftë se Kosova do të ndahej ose në qoftë se atje do të shpërthenin trazira mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe.

Lugina e Preshevës ishte skenë e veprimeve me dhunë në vitin 2000, e nxitur nga përpjekjet për shkëputjen e saj nga Serbia dhe bashkimin e saj me Kosovën. Dhuna morri fund me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Perëndimi, marrëveshje që u njohu më shumë të drejta komuniteteve vendase.

Grupi i Kontaktit, ndërkaq, paralajmëron se si ekstremistët shqiptarë ashtu edhe ata serbë mund të përpiqen të nxisin luftime në Luginën e Preshevës, shqiptarët me shpresë që të bashkohen me Kosovën dhe Serbët me qëllimin për ta përdorur një dhunë të tillë për të kamufluar spastrimin etnik në rajon. //iç//

XS
SM
MD
LG