Lidhje

Gjykata e Apelit mban në fuqi vendimin për pafajësinë e z. Haliloviç


Gjykatësit e apelit në Hagë nuk ndryshuan vendimin e një trupi gjykues të një shkalle më të ulët që kishte shpallur të pafajshëm një komandant mysliman të Bosnjes i akuzuar për lidhje me masakrën e kroatëve të Bosnjes më 1993.

Gjykatësit ndërkombëtarë në Hagë kishin vendosur para dy vjetësh se prokurorët nuk arritën të provonin se gjenerali Sefer Haliloviç kishte patur kontroll efektiv ndaj trupave që vranë dhjetra vetë në fshatrat Grabovicë dhe Uzdol gjatë konfliktit në Bosnje në vitet 1990.

Vrasjet ndodhën gjatë një operacioni të forcave myslimane për heqjen e bllokadës së Mostarit nga ana e trupave kroate. Gjenerali Haliloviç ishte komandanti më i lartë boshnjako mysliman i akuzuar që doli para gjykatës ndërkombëtare të Hagës për ish Jugosllavinë.//lk

XS
SM
MD
LG