Lidhje

Kosovë: Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e 14 serbëve në vitin 1999


Policia në Kosovë njofton se ka arrestuar një person të kërkuar në lidhje me vrasjen e 14 fermerëve serbë 8 vjet më parë. Policia thotë se i dyshuari, një shqiptar i Kosovës, u arrestua në Kosovën lindore pranë Grackës, ku 14 fermerët serbë u vranë në korrik 1999, kur po korrnin drithin.

Media kosovare e identifikoi të arrestuarin si Mazllum Bytyçi. Trupat u zbuluan rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës, pak pasi Kombet e Bashkuara morën nën administrim Kosovën. Një zëdhënës i policisë tha për agjencinë e lajmeve Reuters sot se policia e Kosovës dhe trupat e Natos kishin kryer bastisje në fshatin e të dyshuarit, Hallaçi i Madh.//lk

XS
SM
MD
LG