Lidhje

Nënpresidenti irakian viziton Turqine, për të parandaluar ofensivën


Nënpresidenti irakian Tariq al-Hashimi po viziton Turqinë, në përpjekje për të sprapsur një ndërhyrje ushtarake kundër forcave rebele kurde me bazë në Irakun verior.

Qeveria turke po kërkon miratimin e Parlamentit për operacionet ushtarake në Irak. Parlamenti i Turqisë mund të votojë për këtë vendim nesër. Zoti Hashimi tha se qeveria e Irakut e kundërshton idenë e një ofensive nga Turqia .

Kryeministri turk Raxhep Taxhip Erdogan tha se miratimi i mocionit në Parlament nuk nënkupton ndërmarrjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake. Por ai tha se Turqia do të veprojë për t’u vetëmbrojtur në kohën e duhur dhe në kushtet e nevojshme.

Turqia fajëson rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit me bazë në Irak për sulmet, në të cilat janë vrarë rreth 30 ushtarë dhe civilë gjatë dy javëve të fundit.//lk

XS
SM
MD
LG