Lidhje

Vladimir Putin, mbështetje për përpjekjet bërthamore të Teheranit


Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti mbështetjen e tij për përpjekjet e Iranit për energji bërthamore, madje paralajmëroi se Moska nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje ushtarake kundër Teheranit.

Zoti Putin u bëri sot thirrje udhëheqësve të takimit të nivelit të lartë të vendeve të Kaspikut në Teheran që të mos lejojnë ndërhyrje nga jashtë në çështjet e rajonit. Komentet e tij shihen si një referencë ndaj spekulimeve të shumta se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin veprime ushtarake ndaj Iranit për kundërshtimin e tij ndaj kërkesave të Perëndimit për transparencë në programin e tij bërthamor.

Udhëheqësi rus bashkë me presidentët e Azerbajxhanit, Iranit, Kazakistanit, dhe Turkmenistanit ranë dakord të mos lejojnë territorin e tyre të përdoret për sulme ndaj ndonjërit prej vendeve të këtij rajoni.

Vendet e Kaspikut shprehën gjithashtu mbështetje për programin bërthamor të Iranit në deklaratën e tyre, duke thënë se çdo vend, që ka nënshkruar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore ka të drejtë të shfrytëzojë energjinë bërthamore për qëllime paqësore.//lk

XS
SM
MD
LG