Lidhje

Sekretarja Rajs viziton Egjiptin gjatë turneut në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs shkon sot në Egjipt, në kushtet kur janë shkallëzuar më tej përpjekjet për ngushtimin e mosmarrëveshjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve, në prag të një Konference për Paqen në Lindjen e Mesme, e cila është në plan të mbahet në muajin nëntor.

Zonja Rajs do të zhvillojë bisedime me Presidentin egjiptian Hosni Muabarak, i cili më parë, ka ndërmjetësuar konfliktet mes Izraelit dhe palestinezëve, si dhe mes fraksioneve palestineze.

Dje, zonja Rajs tha se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se konflikti mes izraelitëve dhe palestinezëve nuk është thjesht politik, por ai ndikon edhe në jetën e përditshme të izraelitëve dhe palestinezëve të thjeshtë.

Në komentet që bëri në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidenti palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor, në qytetin Ramallah, zonja Rajs tha se izraelitët dhe palestinezët po bëjnë përpjekjet e tyre më serioze në shumë vite, për t’i dhënë fund konfliktit.//lk

XS
SM
MD
LG