Lidhje

Parlamenti turk autorizon veprime ushtarake kundër kurdëve në Irak


Parlamenti i Turqisë votoi sot me shumicë dërmuese për të autorizuar operacionet turke kundër rebelëve kurdë në Irakun verior. Ky vendim i jep kompetenca qeverisë turke të kryejë për një vit operacione ndërkufitare kundër kryengritësve.

Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush tha se se nuk është në interesin e Turqisë të dërgoojë trupa përtej kufirit në Irak. Presidenti theksoi se Uashingtoni i kupton shqetësimet e Turqisë lidhur me kryengritësit kurdë, por ka një mënyrë më të mirë për t’u marrë me këtë çështje se sa duke dërguar një numër të madh trupash në operacione ndërkufitare.

Para votimit të sotëm, Kryeministri turk Rexhep Taxhip Erdohan tha se miratimi i mocionit nuk do të thotë se sulmi do të ndërmerret menjëherë. Por ai tha se Turqia do të veprojë në kohën e duhur dhe kur të jenë kushtet e nevojshme.

Ndërkaq, Kryeministri i Irakut Nuri Al Maliki telefonoi sot homologun e tij turk, duke përsëritur përkushtimin e tij për të mos i lejuar forcat rebele kurde të përdorin Irakun për të kryer sulme në Turqi. //rd//

XS
SM
MD
LG