Lidhje

Ish ushtarët hollandezë kthehen në Srebrenicë për të nderuar viktimat e masakrës


Ish ushtarët hollandez që qëndruan pa vepruar në vitin 1995 kur forcat serbe pushtuan Srebrenicën e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, u kthyen në qytet për të shprehur respektin e tyre për viktimat dhe të mbijetuarit.

12 ushtarët u takuan sot me anëtarët e familjeve të tetë mijë burrave dhe djemëve që u masakruan nga forcat serbe pasi këto të fundit morrën kontrollin e qytetit në lindje të Bosnje-Hercegovinës. Shumë nga të mbijetuarit ende kanë kujtime të hidhura për anëtarët e forcës së armatosur lehtë të OKB-së me rreth 450 paqeruajtës hollandezë që lejuan forcat serbe të merrnin Srebrenicën.

Në qershor, përfaqësues të viktimave hodhën në gjyq qeverinë hollandeze që dështoi të autorizonte mbështetje nga ajri për të ndihmuar forcat e OKB-së të mbronin qytetin. //rd//

XS
SM
MD
LG