Lidhje

Mukejsi: Qeveria amerikane duhet të mbrojë vendin duke respektuar liritë civile


I propozuari nga presidenti Bush për postin e Prokurorit të Përgjithshëm thotë se qeveria duhet të jetë në gjendje të mbrojë vendin nga kërcënimet, ndërkohë që mbron të drejtat civile.

Michael Makasey dëshmoi sot në një seance para Komisionit të Senatit për Drejtësinë në procesin e konfirmimit të tij në postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai tha se mbrojtja e lirive civile është pjesë e mbrojtjes së sigurisë kombëtare, sikurse mbledhja e informacioneve për t' u mbrojtur ndaj atyre që duan të zhvillojnë luftë ndaj Shteteve te Bashkuara. Ai i tha komisionit se Shtetet e Bashkuara duhet të korrin sukses në të dy krahët.

Muajin e kaluar, presidenti Bush propozoi 66 vjeçarin Mukasey, nje ish gjykatës federal në pension, për të zëvendësuar Albert Gonzales në postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Zoti Mukasey duhet te konfirmohet nga Senati që të marrë postin në fjalë.//rd//

XS
SM
MD
LG