Lidhje

Basha: Kërkesa e Prokurorisë, një farsë argumentesh jo-ligjore dhe një akt politik


Në Shqipëri kërkesa e Prokuorit të Përgjthshëm për heqjen e imunitetit Ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, në mënyrë që të mund të hetojë ndaj tij për periudhën kur ishte Ministër i Transporteve, lidhur me rrugën Rrëshen Kalimash prej ditësh është në qendër të debateve politike. Prokuoria pretendon për një seri shkeljesh që sipas saj kanë sjellë një dëm të madh ekonomik. Ndërsa përfaqësuesit e qeverisë dhe vetë ministri Basha kanë këmbëngulur se procedurat e ndjekura janë tërësisht transparente. Për të folur mbi këtë çështje Zëri i Amerikës intervistoi Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulëzim Basha:

Zëri i Amerikës: Zoti Basha ju keni bërë deklarimet tuaja të para lidhur me qëndrimin ndaj këtj aksi të rëndësishëm, të rrugës Rrëshen Kalimash. Por sipas prokuorisë shkeljet janë të shumta. Fillimisht duke u ndalur në përzgjedhjen e firmës konsulente “Echorys Group” pretendohet se jeni ju personalisht që e keni zgjedhur atë. Procedurat për lidhjen e kontratës, a u bënë konform ligjit shqiptar?

Lulëzim Basha: Jam njohur nëpërmjet medias me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit. Akoma nuk kam marrë një kopje zyrtare. Por mund t’ju them se nga konsulta e pare me dokumentin, që është bërë nëpërmjet mediave, që dokumenti i kompromentuar më shumë nga e gjithë kjo procedurë, është diploma e Fakultetit Juridik e atij që e ka hartuar dhe atij që e ka firmosur këtë dokument. Sigurisht, nga njohjet personale që kam, edhe me zotin Sollaku, nuk kam dyshime në aftësitë e tij juridike, prandaj, s’më mbetet gjë tjetër, përveçse të mendoj, se duke patur para meje një farsë argumentash jo-ligjore, kemi të bëjmë me një akt politik, të paralajmëruar tashmë prej disa kohësh, qoftë nga zëdhënës të Partisë Socialiste dhe zoti Edi Rama, në asnjë mënyrë nga i gjithë spektri i Partisë Socialiste, dhe nga disa organe të tjera mediatike, të cilat në mënyrë të çuditshme, kanë nisur spiralen e theshethemit abuziv, në lidhje me këtë vepër madhore, që tashmë ne e shohim të konkretizuar në të ashtuquajturën kërkesë për heqje imuniteti; unë jam shprehur menjëherë, pas kësaj kërkese, se pavarësisht prej procedurave që Parlamenti duhet të ndjekë, sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit, jam i gatshëm të ballafaqohem me Prokurorinë e Përgjithshme në çdo cast që ajo kërkon. Fatmirësisht gjatë kësja jave gjendem në Tiranë, me përjashtim të së premtes, kur udhëtoj jashtë shtetit dhe po pres me padurim, por me sa duket, kotësisht, ftesën e Prokurorit për një ballafaqim për këtë rast. Ballfaqimin mund ta bëjmë në një ambjent të mbyllur, në një ambjent të hapur, me kamera, apo pa kamera; por më duket se më shumë se sa ballafaqimi, Prokuroria, në këtë rast, po kërkon të krijojë një alibi politike, në dobi të mbrojtjes personale të Kryeprokurorit, ndaj Komisionit Hetimor që maxhoranca ka ngritur për këtë. Duke qenë se jam vetë objekt i kësaj kërkese nga Prokuroria nuk mund të komentoj në gjerësi dhe gjatësi për këtë vepër të Prokurorisë, por mund të them edhe një here, se unë jam tërësisht i hapur, siç kam qenë për këto 48 orët e fundit, edhe në orët dhe ditët që vijnë, nga momenti që thirrem, të jap shpjegimet e mija me këtë rast dhe mund t’ju them paraprakisht, se çdo pretendim i ngritur, veçanërisht pretendimi qesharak mbi zgjedhjen e konsulentit, i cili është bërë në bazë të këshillës së Bankës Botërore, është një pretendim dashakeq dhe bëhet për qëllime të errëta politike të segmenteve të caktuara të opozitës, në bashkëpunim me segmente të caktuara të Porkurorisë së Përgjithshme.

Zëri i Amerikës: Të njëjtin mendin ka shprehur edhe maxhoranca, pra Partia juaj zoti Basha. Duket sikur shumica nuk ka ndërmend të votojë heqjen e imunitetit tuaj, në se kjo çështje do të shtrohet në Parlament?

Lulëzim Basha: Unë personalisht mbështes iniciativën e shumicës, që ka tashmë dy vjet që është paraqitur para Parlamentit, për kufizimin e imunitetit të të gjithë deputetëve të Parlamentit shqiptar. Kuptohet, me një kufizim të tillë, do të kufizohej edhe inumiteti im dhe do të arrihej kërkesa e atyre anëtarëve të opozitës, që këtë e shikojnë më të rëndësishme se sa vetë hetimin. Por më lejoni t’ju them, se pavarësisht veprimeve që duhet të marrë Parlamenti dhe ju kujtoj se iminuteti i depuetit nuk është prone e deputetit, është pronë e Parlamentit, nuk është një atribut personal, është një atribut kushtetues, nuk jepet, por hiqet me ligj. Pavarësht, nga kjo, duke shpërfillur mbrojtjen që më jep mua me ligj imuniteti, si depute i Shqipërsië, ashtu siç kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, jam i gatshëm të ballafaqohem çdo çast, çdo minutë, me çfarëdo forme, me çfarëdo ambjenti, dhe me çfarëdo thellësie, me Prokurorinë e Përgjithshme, mbi të ashtuquajtuart agrumente që ajo hedh për këtë investim, i cili siç e thatë në fillim, nuk është vetëm një investim transparent, por një investim i kryer në përputhje të plotë, të plotë, 100 për qind, me legjislacionin shqiptar. Dhe si i tillë, nuk ka si të ishte ndryshe, sepse është investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Shqipëri, është një shembull i transparencës në investimet publike. Nuk ka sot në Shqipëri, asnjë investim tjetër publik, që nga viti 1991, e deri në momentin që flasim, që të jetë kryer në kushtet e transparences që është kryer ky investim. Kjo e shpjegon edhe ngërçin që kanë, qoftë akuzuesit politikë të zotit Rama, qoftë ato segmente të Prokurorisë që kanë vendosur të bëhen pjesë e kësaj loje, që të vërtetojnë me argumenta se çfarë është shkelja, ku janë shkeljet, ku konsistojnë ato dhe që hidhen nga dega në degë. Sigurisht, që do t’i shërbente kësaj një ballafaqim i plotë, midis atyre që i njohin faktet dhe atyre që akuzojnë. Dhe unë pres me padurim që ky ballafaqim të ndodhë. Në qoftë se për çfarëdo lloj rasti dhe për çfarëdo lloj motivi, këtij ballfaqimi i shmaget, ose Prokuroria, ose Partia Socialiste, ose ato segmente të Partisë Socialiste që e kanë nisur këtë mesele, unë jam i vendosur që këtë ballafaqim dhe transparence ta bëj të plotë, në çdo forum që do të më jepet, që nga Parlamenti i Shqipërisë, deri tek çdo forum mediatik; dhe pasi ky ballafaqim të bëhet, personalisht e konsideroj detyrim, t’i shkoj deri në fund, për të zbardhur motivet e atyre që nisën kryqëzatën kundër rrugës Durrës - Kukës - Morinë, në mënyrë që ata të ndajnë përgjegjësitë e tyre për sot dhe për nesër.

Zëri i Amerikës: Pra, ju, do të shkoni në Prokurori, vetëm në se ligji i propozuar për imunitetin e deputetit do të miratohet nga shumica?

Lulëzim Basha: Jo, e kundërta, siç thashë, që nga ky çast, edhe pas 15 minutash, edhe pas 1 ore, e kurdo që të më kërkojë Prokuroria e Përgjithshme, unë jam në dispozicion për të shkuar aty, dhe për t’u ballafaquar tërësisht me çështjet që ata mendojnë se duhet të bëhen lidhur me këtë investim. Çdo çast jam i gatshëm të shkoj aty, i vetëm, apo i shoqëruar, me makinën time, apo me makinën e tyre, me prezencën e mediave, apo pa prezencën e tyre, dhe t’i sqaroj tërësisht, për atë, që në skenarin më të mirë, janë keqkuptime dhe mungesë njohje e ligjit nga ana e hartuesve të këtij dokumenti; por në skenarin më të keq për ta, janë pjesëmarrjet në mënyrë të turpshme në një ofensive politike të paprecedent, në një moment tërësisht të papërshtatshëm, për integrimin e vendit dhe për situatën rajonale.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, procedurat për lidhjen e kontratës, a ishin konform ligjeve shqiptare?

Lulëzim Basha: Absolutisht, çdo gjë është bërë konform legjislacionit shqiptar. Kjo është edhe shumë transparente, pasi çdo vendim i marrë nga qeveria në raport me këtë investim, është transparent, është i publikuar, është në duart e mediave; e vetmja gjë që mungon është vullneti i atyre që nisën këtë stuhi në një gotë uji, qoftë nga pala e Prokurorisë, qoftë nga pala e Partisë Socialiste, për të bërë transparencën në përputhje me faktet dhe jo me fantazitë. Kontrata është lidhur në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili bazohet në legjislacionin shqiptar të prokurimeve që ishte në fuqi në atë kohë kur u bë ky investim, dhe bazohet mbi kushtetutën e Shqipërisë. Nuk ka asnjë devijim nga parimet e legjislacionit shqiptar, dhe ç’është më e rëndësishme, është bërë me transparencën më të plotë që ka përjetuar ndonjëherë ndonjë investim publik në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, sipas Prokurorisë kjo kontratë është kundërshtuar edhe nga Ministria e Financave dhe nga Agjencia e Prokurimit Publik. Sa qëndrojnë këto akuza?

Lulëzim Basha: Pretendimi i Prokurorisë është një tjetër pretendim, i cili në mënyrë të arrnuar mundohet të paraqesë faktet nën dritën që i leverdis. Vendimi i Këshillit të Ministrave është një vendim kolegjal, një vendim në të cilin ka marrë pjesë çdo ministër, dhe është një vendim i mbështetur tërësisht në ligj. Sigurisht, në procesin e parapërgatitjes së vendimit, rrihen mendimet, ka debat, ka gjykime të ndryshme. E rëndësishme është, që në fund, ka një vendim kolegjial të Këshillit të Ministrave, i cili mbështetet tërësisht në Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë. Dhe në këtë kuadër, pretendimi se ka institucione, të cilat kanë qenë kundër këtij vendimi, është një interpretim fëminor dhe një shtrembërim i qëllimshëm i së vërtetës.

Zëri i Amerikës: Pra këto nuk qëndrojnë. Zoti Basha a ishit në dijeni të lidhjeve mes “Echorys Grupo” dhe firmës “Bechtel”, pasi Prokuoria pretendon se përmes një partneri të tyre të përbashkët, ato kanë lidhje biznesi?

Lulzim Basha: Ky pretendim nuk bën gjë tjetër, përveçse shfaq edhe një here një kompleks të të menduarit ala mafioz të personave që kanë hartuar këtë dokument të turpshëm. Në botën e inxhinierisë, në botën e konsulencës, ku ka një komunitetet kompanish ndërtuese, kompanish konsulence, kompanish të cilat japin këshillë për projektet inxhinerike, sigurisht, që ka një marrëdhënie midis tyre, dhe në këtë kuadër, pa paragjykuar aspak aktivitetet e kompanive të përfshira, mund të themi se çdo kompani mund të ketë diku mes 100 dhe 10 mijë projekte në vit. Fakt është që kompania “Echolis”, e përzgjedhur sipas normave të legjislacionit shqiptar me vendim të Këshillit të Ministrave, për t’i ofruar qeverisë shiptare konsulencë, për këtë segment të rëndësishëm të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, u rekomandua nga ekspertët e Bankës Botërore. Asnjë kontakt i mëparshëm nuk ka ekzistuar ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe kompanisë “Echolis”. Kjo është lehtësisht e vërtetueshme, qoftë përsa i përket personave të përfshirë në këtë transaksion nga pala shqiptare, qoftë sa i përket vetë ekpertëve të kompanisë, qoftë atyre të Bankës Botërore, të cilët ne e rekomanduan këtë. Por nga ana e Prokurorisë u zgjodh rruga e pretendimeve mbi bazë politike, që ka zgjedhur Prokuroria të ndjekë këtë rast.

Zëri i Amerikës: Është folur shumë për faktin se ky investim filloi pa patur një projekt të plotë. Cili është komenti juaj lidhur me këtë pretendim?

Lulëzim Basha: Po unë vetë personalisht e kam bërë të ditur, këtë. Është diçka që duhet ta dine edhe të tjerët, që pavarësisht se mblodhi një taksë për këtë rrugë, për afro 4 vjet, qeveritë e ndryshme të spektrit të majtë mblodhën afërsisht 250 milionë Euor në emër të kësaj rruge, ata nuk arritën të bëjnë dot as projektin, I ilin kushton diku midis 1 dhe 2 milionë Euro, për pjesën Rrëshen-Kalimash. Pra, ne u gjendëm një situate, kur porjekti për këtë pjesë mungonte. Në këtë kuadër, vendosëm, që ka patur një projektim-ndërtim, një metodë që përdoret gjerësisht në botën perëndimore, duke filluar nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera, e cila lejon, që ndërkohë që projekti zhvillohet, ato pjesë të projektit që gjykohen si të përfunduara, vihen në ekzekutim. Pra, është një metodë inxhinierike, absolutisht e konfirmuar dhe e përdorur gjerësisht, pra nuk është një metodë që përdoret vetëm në raste të veçanta, por përdoret gjerësisht, veçanërisht në prokurimet publike të qeverisë amerikane, asaj britanike, franceze, etj, dhe duke patur parasysh, që mënyrë e tillë prokurimi nuk ishte përdorur më pare në Shqipëri, u kërkua konsulencë nga Banka Botërore, e cila na mbështeti me shërbimet e një kompanie shumë serioze dhe të përgatitur profesionalisht, siç ishte kompania “Echolis”.

Zëri i Amerikës: Dhe si u ndoq kosto reale e punimeve, a ka patur mekanizma kontrolli për koston e punimeve?

Lulëzim Basha: Në raste të tilla punohet me një formulë, që quhet Çmim-Njësi, kur porositësi dhe kontraktori bien dakord për çmimin për njësi dhe çmimi total varet nga volumet e punimeve. Kjo është metota që diktohet nga mungesa e projekteve përfundimtare, apo nga medoda projektim-ndërtim.

XS
SM
MD
LG