Lidhje

Kosovë: I dërguari rus kërkon shtyrjen e bisedimeve pas 10 dhjetorit


Një diplomat i lartë rus tha se bisedimet mbi të ardhmen e Kosovës duhet të vazhdojnë pas afatit të 10 dhjetorit në se nuk arrihet një marrëveshje. I dërguari rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov, tha sot në Bruksel se 10 dhjetori nuk duhet të shënojë përfundimin e negociatave midis Serbisë dhe Kosovës.

Në një zhvillim tjetër, dy paqëruajtës spanjollë të misionit të NATO-s në Kosovë humbën jetën në një aksident automobilistik. Zyrtarët thanë sot se automjeti i paqëruajtësve u përmbys dhe u përplas në një pikë furnizimi me karburant në pjesën perëndimore të Kosovës. Për shkakun e aksidentit kanë filluar hetimet. Spanja ka rreth 550 trupa që shërbejnë në misionin e NATO-s me 16 mijë trupa në Kosovë. //rd//

XS
SM
MD
LG