Lidhje

Kroaci: Lirohet gazetari që mendohej se kishte nxjerrë sekrete shtetërore


Një gazetar kroat, i arrestuar dje në Zagreb nën dyshimet se kishte botuar sekrete shtetërore, u lirua.

Bashkëshortja e gazetarit Zeljko Peratoviç, i cili boton lajme në Internet, tha se policia e arrestoi burrin e saj në shtëpi të mërkurën mbrëma dhe konfiskoi kompjuterin dhe dosjet me punën e tij. Nuk është e qartë në se gazetarit 41 vjeçar iu hoqën akuzat apo procedurat kundër tij do të vazhdojnë. Agjencia franceze e lajmeve bëri të ditur se arrestimi i zotit Peratoviç ka lidhje me dëshmitë e disa ligjvënësve lidhur me krimet e luftës gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi në vitet 90-të.

Agjencia kroate e lajmeve Hina bëri të ditur se Këshilli i Medias pranë Komitetit kroat Helsinki e cilësoi arrestimin në kundërshtim me rregullat e vendit, që kanë të bëjnë me gazetarët. //rd//

XS
SM
MD
LG