Lidhje

Benazir Bhuto në Pakistan pas tetë vjetësh në mërgim


Turma të mëdha përkrahësish kishin dalë sot për të përshëndetur ish-kryeministren e Pakistanit, Benazir Bhuto, kur ajo mbërriti në qytetin-port të Karaçit, duke i dhënë fund 8 vjet mërgimi të vetë-imponuar.

Zonjës Bhuto i rridhnin lotë mallëngjimi, ndërsa zbriste nga avioni i saj që vinte nga Dubai dhe shprehu shpresën se do t’i përmbahet kërkesave të popullit pakistanez.

Qindra mijëra përkrahës valëvisnin flamujt, të rreshtuar në rrugët e Karaçit, ku tradicionalisht pa patur më tepër mbështetje partia e saj, Partia e Popullit e Pakistanit. Pastaj zonja Bhuto udhëhoqi turmën e përkrahësve nëpër rrugët e qytetit, të zbukuruar me flamuj dhe pankarta me fotografitë e saj.

Ish-udhëheqësja ka në plan të flasë para një mitingu që do të mbahet para varrit të themeluesit të Pakistanit, Mohamad Ali Jinnah, nën masa të rrepta sigurie. 10 mijë policë dhe trupa paramilitare u vendosën për patrullimin e qytetit. Militantët islamikë kanë kërcënuar se do të organizojnë sulme vetëvrasëse, me rastin e kthimit të zonjës Bhuto.

XS
SM
MD
LG