Lidhje

Indi: Sfilata e modës me temë nga ngrohja globale


Në Indi, u zhvilluan këto ditë sfilata mode me teme nga ngrohja globale.

Stilistët thanë se, me krijimet e tyre, kishte patur si synim ndërgjegjësimin e njerëzve për rrezikun që i kanoset Planetit tonë. Pyje të përfshira nga flakët, lule me ngjyra zbehta, që ngjajnë thuajse të thara, gjethe të thara dhe copra shkombinjsh që rrokullisen, dhe në anën tjetër frymëmarrja e ajrit të freskët, me ngjyrat e kthjellta... të gjitha këto ishin pasqyruar në dizenjot e veshjeve të paraqitura në sfilatë.

Stilistët thonë, sfilata e titulluar "Toka jonë e bukur, të ndalohet ngrohja globale", e ka marrë frymëzimin nga dokumentari "Një e vërtetë e pakëndshme" e fituesit të Çmimit Nobel të Paqes, Al Gore.

Materialet e përdorura për veshjet e paraqitura në sfilatë bazoheshin në traditat e kulturës indiane, të cilat artistët i kanë përpunuar, duke u dhënë një frymë moderne. //rd//

XS
SM
MD
LG