Lidhje

Anketat tregojnë mbështetjen e shqiptarëve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian


Sipas nje sondazhi të publikuar sot në Tiranë, opinioni publik shqiptar mirëpret masivisht hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por po aq masisvisht pranojnë se se vendi i tyre nuk është ende gati për këtë integrim.

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare zhvilloi një sondazh me një mijë persona në 10 qytete të mëdha të vendit. 94 përqind e të anketuarve pohuan se mirëpresin futjen e Shqipërisë në BE, por 84 përqind e tyre pranojne se vendi nuk është gati dhe duhet të vazhdojë punën për plotësimin e stanndarteve.

Qytetarët shqiptarë e shohin Bashkimin Europian dhe SHBA në të njëjtën mase (mbi 90per qind) si partnere strategjike të Shqiperisë. Ndër arsyet se pse mirëpritet kaq shumë antarësimi i Shqipërisë në BE, qytetarët e anketuar renditin nevojat e tyre më të mëdha: ata mendojnë se ky antarësim do të shtojë lëvizjen e lirë, do të rrit standartet e jetesës së tyre, shteti ligjor dhe demokracia do të forcohet, dhe se ata presin qe politika shqiptare të bëhet më e moralshme dhe më e përgjegjshme. //rd//

XS
SM
MD
LG