Lidhje

Departamenti i Shtetit përsërit mbështetjen për planin Ahtisari


Të hënën, më 22 tetor, zhvillohet në Vienë takimi i radhës mes serbëve dhe shqiptarëve , me ndërmjetësimin e treshes ndërkombëtare.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha sot Zërit të Amerikës, se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht planin Ahisari.

Zyrtari tha se, në se mes palëve nuk arrihet një marrëveshje deri më 10 dhjetor, Shtetet e Bashkuara besojnë se propozimet e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisari, përfshirë rekomandimin e tij për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën, mbeten zgjidhja më e mirë për të ardhmen.

Më 22 tetor, tha zyrtari amerikan, treshja ndërkombëtare do të takohet fillimisht veçmas me secilën prej palëve, për të gjetur pika të mundshme marrëveshjeje, dhe më pas treshja do të ndërmjetësojë takimin e drejtëpërdrejtë mes palëve.//lk

XS
SM
MD
LG