Lidhje

Benazir Buto: Sulmet vdekjeprurëse, goditje për integritetin e Pakistanit


Ish-kryeministrja e Pakistanit, Benazir Buto, thotë se sulmet vdekjeprurëse kundër autokolonës ku ajo udhëtonte, nuk do ta bëjnë atë të heqë dorë nga lufta e saj për demokraci në Pakistan.

Në komentet e saj të para pas dy sulmeve, Zonja Buto i cilësoi ato si goditje për integritetin e Pakistanit. Ajo tha sot se ishte e përgatitur të rezikonte edhe jerën për demokracinë, por shtoi se nuk do të lejonte në asnjë mënyrë të Pakistani të binte në duart e ekstremistëve. Në këto sulme gjetën vdekjen të paktën 136 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Autoritetet besojnë se shpërthimi i parë ka të ngjarë të ketë qënë një granadë dore, ndërsa i dyti që ishte më i fuqishëm u shkaktua nga një atentator vetvrasës. Në një konferencë shtypi, Zonja Buto tha gjithashtu se e dinte që mund të bëheshin përpjekje për vrasjen e saj kur ajo të kthehej në Pakistan pas tetë vjet mërgimi. Por ajo nuk fajësoi qeverinë e Presidentit Pervez Musharaf për sulmet e mbrëmshme.//lk

XS
SM
MD
LG